Transmetuar më 20-06-2018, 14:40

Këngëtarja Zaimina Vasjari është treguar gjithnjë e rezervuar sa i takon jetës private, e posaçërisht të fejuarit të saj.

Por tashmë që është bërë nënë e një vajze nga lidhja me Klodian Asllanin, Zai, ka nisur të zbulojë më shumë.

Si kurrë më parë ditën e sotme, ajo ka publikuar një fotografi buzë detit, ku shihet duke u puthur në buzë, me babanë e vajzës së saj, teksa të dy shihen me rroba banje.

“Kukulla dhe ariu! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Zaimina, si diçiturë të fotos.

Zaimina solli në jetë të bijën Khloe më 29 janar, si fryt i lidhjes me partnerin e saj Klodi.

Ajo është fejuar me biznesmenin, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë u kurorëzua me vogëlushen Khloe.

Çifti kanë planifikuar që së shpejti do të bëjnë dasmë dhe Zai është rikthyer në formë perfekte trupore. /a.y/noa.al