Transmetuar më 20-06-2018, 13:24

Nuk duket e largët dita kur mungesa e vëmendjes e çfarëdolloj natyre qoftë, të plotësohet nga robotët dhe shpikjet e reja.

Samantha, një robote seksi e shpikur nga shkencëtari spanjoll Sergi dhe bashkëshortja e tij Maritsa Kissamitaki, tashmë është një model dhe së shpejti do të hyjë në prodhim me një çmim prej 3600 sterlinash dhe mund të personalizohet, sa i takon pamjes.

Por krijimi i robotes së seksit, ka krijuar indinjatë të madhe, pasi thuhet se degjenerohet figura e gruas.

Por e veçanta e Sexbot Samantha është se di të thotë “jo”, kur nuk ka dëshirë për marrëdhënie seksuale. Kjo gjë u tregua në një takim me akademikët në Britaninë e Madhe, në Life Science Center të Newcastle.

Roboti ka sensorë të fshehur nën lëkurë, kështu që mund të përgjigjet si një person real, madje ka edhe tru i cili karikohet, shkruan noa.al.

Samantha është programuar që të sillet si një femër me ndjenja dhe të pëshpërisë fjalë të ndjera, për ta stimuluar mashkullin në mënyrën e duhur.

Një mikro-kompjuter në trurin e saj, lejon ndërveprimin me partnerin. /a.y/noa.al