Transmetuar më 20-06-2018, 12:54

Kanë kaluar katër muaj nga dita kur këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi kurorëzoi në fejesë, lidhjen me vajzën që dashuronte.

Por ndërsa Kejsi është pranë tij, tashmë si çift i zyrtarizuar, ata kanë nisur disa ditë pushimesh në jug.

Reperi i njohur ka shfaqur anën e tij romantike, teksa ka kujtuar se kanë mbushur katër muaj të fejuar.

“4 muaj fejesë”, shkruan Stresi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi ku ai dhe e fejuara shihen të përqafuar buzë detit.

Qysh nga momenti i lidhjes me Kejsin, Stresi ka shfaqur një anë që nuk e kemi njohur më parë.

Ai duket mjaft i dashuruar me vajzën simpatike, e cila ka arritur që të zbusë “djalin e prapë”. /a.y/noa.al