Transmetuar më 20-06-2018, 07:58

Një vajzë 4 vjeçe me origjinë irakene humbi jetën pasi u rrëzua në mënyrë të paqartë në një pusetë, në një kamp refugjatësh në Tebe të Greqisë, në veriperëndim të Athinës.

Siç raportojnë mediat greke, kërkimet për të voglën nisën të hënën mbrëma, ndërkohë që trupi i saj u gjet vetëm mëngjesin e së martës.

Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, vogëlushja kishte vdekur.

Pas gjetjes së trupit të saj, u shtuan tensionet mes refugjatëve.

U desh ndërhyrja e policisë që trupi ti dorëzohej mjekëve, për të bërë autopsinë dhe për të verifikuar rrethanat e vdekjes.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al