Transmetuar më 19-06-2018, 15:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kolovicë në Prishtinë.

Burri ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij, dhe më pas veten.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informacion se në rrugën “Fitim Duraku”, ka pasur të shtëna armësh.

Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë i një burri, kurse gruaja që ka qenë e plagosur nga arma e zjarrit është nisur për në QKUK, por rrugës ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

Ajo ka thënë se dyshohet që burri ka qëlluar me armë gruan e tij dhe pastaj mbi veten. /k.k/noa.al