Transmetuar më 18-06-2018, 20:05

Jeta e një të riu shqiptar u shua në Gjermani pasi u ther me thikë në një sulm brutal që ndodhi pranë vendbanimit të tij në Rendsburg të Gjermanisë.

Policia gjermane tha se ngjarja që i mori jetën 25-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk u publikua, ndodhi në rrugën “Boelckestrasse”, mbrëmjen e të mërkurës.

Në një komunikim të përditësuar për mediat lokale, policia e Berlinit tha se sipas hetimeve të para, viktima dhe një person 45-vjeçar janë zënë në mes të rrugës, rreth orës 21.00 të së mërkurës.

Gjatë rrjedhës së zënkës, 45-vjeçari dyshohet se e ka goditur të riun me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë që i shkaktoi vdekjen.

Policia thotë se në sajë të dëshmitarëve, sulmuesi është arrestuar në afërsi të vendngjarjes që shikoni në fotot që ju sjell noa.al.

Gjykata lokale e kualifikoi të pandehurin për ndjekje gjyqësore për vepra të rënda penale dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

I dyshuari është një burrë 45-vjeçar nga Kazakistani, kurse i ndjeri, emigrant nga Shqipëria.

Policia e Berlinit kërkoi që qytetarët dhe të gjithë dëshmitarët e ngjarjes të japin informacione që mund të kenë, përmes telefonit 0431 1603333. /noa.al/

Polizeispürhund „Tara“ schnüffelt am Tatort nach der Tatwaffe.  Fotos: JH Frank (4)

Der Tatort wurde gestern mit Flatterband abgesperrt.

Mit drei Polizeifahrzeugen wurden Suchhunde in die Boelckestraße gebracht.

Lagebesprechung der Kripo.

Polizeispürhund „Tara“ schnüffelt am Tatort nach der Tatwaffe.  Fotos: JH Frank (4)