Transmetuar më 18-06-2018, 15:38

Festivali Kënga Magjike, po bëhet gati për edicionin e tij të radhës.

Këtë vit bën 20 vjetorin dhe njëri ndër konkurentët që i rikthehet është edhe producenti Flori Mumajesi, njofton intv.al.

‘Me fjalë të vogla’ ishte kënga e fundit me të cilën ai konkuroi në vitin 2015 dhe do të rikthehet sërish.

Ndërkohë, Flori do të vazhdojë të publikojë projektet e tij të reja.

Ajo e radhës do të jetë në bashkëpunim sërish me Getoarin dhe me Brunon.

Se çfarë do të publikojnë ata ngelet ende surprizë./a.k/noa.al/