Transmetuar më 18-06-2018, 11:41

Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Kosovës, pas akuzave për abuzim seksual.

Gjatë kësaj të diele u arrestua një djalë, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhet me dije.

I riu nga Peja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Ka qenë e dëmtuara ajo që ka bërë denoncimin në polici, duke vënë në lëvizje hetuesit.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i të dyshuarit për përdhunim, ndaj të cilit hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese