Transmetuar më 18-06-2018, 10:46

Ditën e djeshme, këngëtarja Zaimina Vasjari festoi ditëlindjen e saj, ku mbushi 32 vjeçe.

Por festa e ditëlindjes u mbajt në det, ku Zai festoi në një jaht.

Ajo që ra në sy ishte pamja e kuruar e këngëtares, me flokët e mbledhura, me syze dhe me bikini.

Këngëtarja spikati me trupin super në formë, pak kohë pas lindjes, ku duket se nuk ka asnjë gjurmë nga shtatzënia. Zaimina solli në jetë të bijën Khloe më 29 janar, si fryt i lidhjes me partnerin e saj Klodi.

Ajo është fejuar me biznesmenin, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë u kurorëzua me vogëlushen Khloe.

Çifti kanë planifikuar që së shpejti do të bëjnë dasmë dhe Zai është rikthyer në formë perfekte trupore. /a.y/noa.al