Transmetuar më 17-06-2018, 21:46

Tmerr dhe frikë gjatë natës në parkun e lojrave në Daytona Beach Boardwalk në Florida, për shkak të  përmbysjes së trenit panoramik.

Një nga vagonët e parë doli nga binarët, duke bërë që dy pasagjerë të bien nga lartësia prej 10 metrash.

Të dy u çuan menjëherë në spital ku janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

U kërkua ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve të cilët pas 30 minutash arritën të çlironin pjesën tjetër të pasagjerëve që kishin ngecur në tren.

Gjashtë vetë u dërguan në spital, disa prej të cilëve kishin mbetur të bllokuar kokëposhtë.

“Daytona Beach Boardwalk” ka qenë edhe më herët në qendër të disa polemikave, pasi treni panoramik ka pasur defekt edhe në shkurt të 2017-s, i cili është rregulluar më vonë. /k.k/noa.al/