Transmetuar më 17-06-2018, 20:09

Pronari i një motoçiklete, ngjyrë bojëqielli, nuk shpresonte më të gjente mjetin e tij të vjedhur në 25 shtator të 1987-ës, në Pavia të Italisë.

Por, 31 vjet më vonë, vjen dhe telefonata e karabinierëve të cilët i thonë: Kemi gjetur motoçikletën tuaj.

Ishte ende në kushte të mira, parkuar në banesën e një të dyshuari 37-vjeçar që banonte në ‘Tizzano Val Parma’.

Pronari i motoçikletës është gjithashtu nga Parma, një burrë 48-vjeçar, i cili në momentin që i vodhën mjetin ishte vetëm 17 vjeç.

Ai kishte parkuar ‘Ciaon’ dhe kur kthehet për ta rimarrë, nuk e gjeti më. Me kalimin e kohës, humbi edhe shpresat për ta rigjetur.

Kur karabinierët u urdhëruan për të kontrolluar banesën e një të dyshuari, vunë re një motoçikletë pa targa dhe pa dokumente.

Menjëherë morën numrin e shasisë së mjetit dhe gjetën se kujt i përkiste. /k.k/noa.al/