Transmetuar më 17-06-2018, 19:47

Brazili do ta nisë sonte aventurën për në kampionatin botëror, ku përballë do të ketë ekipin e Zvicrës.

Brazilianët vijnë të kompletuar në këtë takim, duke hedhur në fushë të gjithë yjet.

Nga ana tjetër, edhe Zvicra ka në përbërje lojtarë cilësorë, përfshirë edhe katër shqiptarë.

Me Alisson në portë, Brazili luan me katër mbrojtës. Silva dhe Miranda në qendër, si edhe dy anësorët Danilo e Miranda.

Në mesfushë, Kasemiro dhe Paulinjo do të jenë pak më pas nga William, Coutinho dhe Neymar.

Më i avancuar në majën e sulmit do të jetë Gabriel Jezus.

Ndërkohë, Meksika zbret në fushë me Sommer në portë, Rodrigues, Akanji, Schaer dhe Lichsteiner në mbrojtje.

Në mesfushë zbresin shqiptarët, Xhaka, Berhami, Shaqiri Dhe Xhemaili, bashkë me Zuber.

Sulmi i është besuar Seferoviç. /k.k/noa.al/