Transmetuar më 17-06-2018, 19:10

Në aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në Fushë Milot janë përfshirë tre automjete.

Policia ka sqaruar se mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki, me drejtues shtetasin M.K, dhe mjeti tip Volksvagen me drejtues shtetasin I.T, u përplasën duke shkaktuar kaos në rrugë.

Për pasojë janë lënduar 5 persona, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident, të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/