Transmetuar më 17-06-2018, 19:00

Gjermania e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin botëror.

“Panzerat” u mundën nga Meksika në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat.

Në fund ishin meksikanë ata të cilët buzëqeshën, duke marrë tre pikë të vlefshme për të kaluar grupin.

Ai që vendosi fatet e këtij takimi ishte Hirving Lozano, që në të 35-ën realizoi duke shokuar djemtë e Lev.

Pjesa e dytë ishte po aq e luftuar sa edhe e para, me gjermanët që kërkuan barazimin, por pa konkretizuar.

Meksika ishte në lartësinë e duhur, dhe me pak përqëndrim mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë. /k.k/noa.al/