Transmetuar më 17-06-2018, 18:49

Dy makina janë përplasur pasditen e sotme në kryqëzimin e Milotit.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, ku paraprakisht thuhet se janë plagosur disa persona.

Nga aksidenti është krijuar radhë e gjatë automjetesh, siç tregohet edhe nga kjo foto e siguruar nga Noa.al.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit të rëndë. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë në spital, dhe mësohet se asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën. /k.k/noa.al/