Transmetuar më 17-06-2018, 17:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku treni ka përplasur një makinë.

Ka qenë treni i linjës Lushnje-Rrogozhinë, i cili ka përplasur një automjet, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Mësohët se ngjarja ka ndodhur pasditën e kësaj të diele, në afërsi të fshatit Dushk.

Makina ishte duke kaluar shinat, në momentin që treni ishte pranë.

Policia ka mabërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht mësohet se pakujdesia e shoferit të makinë ka shkaktuar aksidentin. /k.k/noa.al/