Transmetuar më 17-06-2018, 16:56

Nuk thonë kot që qeni është besnik, dhe të shumta janë rastet kur është vërtetuar një gjë e tillë.

Një vajzë 3-vjeçare u zhduk në një fushë të madhe me misër, në Missouri, por qeni i saj nuk e la vetëm për asnjë moment duke i qëndruar pranë.

Policia filloi kërkime me avion, por vajza nuk u gjet gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Më shumë se 100 njerëz u bashkuan me policinë në operacionin e shpëtimit, dhe u nisën të kërkonin një fushë misri të premten në mëngjes.

Vetëm pas orës 08:00, qentë e policisë filluan të lehnin dhe një qen i vogël filloi të lihte duke iu përgjigjur.

Kërkuesit e gjetën vajzën në fushën me miser, ndërsa qeni i qëndronte pranë.

Vajza u dërgua në spital për kontroll mjeksor, dhe më pas shkoi pranë familjarëve. /k.k/noa.al/