Transmetuar më 17-06-2018, 16:13

Një grua nga Gjeorgjia ia ka dalë të fitojë betejnë për vdekje kur u sulmua nga një kafshë.

Në momentin që një mace e egër iu hodh sipër, ajo e kapi për fyti dhe e mbyti duke mbetur me shenja në trup.

“Thjesht mendova, jo sot. Nuk doja të vdisja në atë mënyrë. Jam me shumë fat”, tha 46-vjecarja.

Incidenti ndodhi rreth orës 6 të pasdites së djeshme pasi Phillips kishte kaluar pjesën më të madhe të ditës duke punuar. 

Kur po telefononte bashkëshortin e saj, i tërhoqi vëmendje qeni tek fqinja që po lehte vazhdimisht.

Kur pa që po lëvizte një mace, vendosi që t’i bëjë një fotografi, por gati sa nuk e pësoi.

“Qeni i fqinjit tim po lehte dhe më tërhoqi vëmendjen. Unë pashë macen dhe i bëra një fotografi. Macja bëri dy hapa dhe ishte sipër meje. Erdhi për fytyrën time”, tha ajo.

Mjekët kanë filluar t’i bëjnë vaksinimet, të cilat do të kushtojnë më shumë se 10 mijë dollarë. /k.k/noa.al/