Transmetuar më 17-06-2018, 15:31

Në kërkim të djemve të mitur për ti joshur. Një mësuese dhe shoqja e saj e ngushtë u arrestuan nga policia këtë të enjte, nën akuzën se joshnin nxënës të mitur, me qëllim për të bërë seks me ta.

24-vjeçarja Talia Sisco dhe 23-vjeçarja Tina Pourani, akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhjetëra djem me moshë nga 15 deri në 16 vjeç.

Adoleshentët i njihnin, pasi Sisco punonte si mësuese në shkollën Bernal Middle School, të San Jose.

Dy vajzat u arrestuan pas hetimeve të policisë së Santa Clara, në SHBA.

Sipas hetuesve, dy vajzat ishin shoqe të ngushta me njëra tjetrën qysh në fëmijëri dhe e kishin ideuar bashkë gjithçka, me qëllim që të bënin seks me adoleshentët dhe të kënaqeshin.

Dyshohet se rastet e zbuluara janë vetëm maja e ajsbergut, pasi dy të rejat dyshohet se kanë joshur dhe abuzuar seksualisht me shumë nxënës. /a.y/noa.al