Transmetuar më 17-06-2018, 15:22

Po zbrisnin me shkallët lëvizëse brenda një qendre tregtare në qytetin e Huayin, në veri të Kinës, kur befas u shemb tavani.

Nëntë persona mbetën të plagosur rëndë, duke u transportuar me urgjencë në spital.

Gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe mund ta shihni në videon që noa.al sjell më poshtë.

Në video shihet se si një grup turistësh, zihen poshtë nga shembja e papritur e tavanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 16 qershor, ndërkohë që pamjet u përhapën me shpejtësi.

Nuk dihen ende shkaqet e shembjes së tavanit, ndërkohë që autoritetet vendase kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al