Transmetuar më 17-06-2018, 15:00

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen në zonat malore duke sjellë shira të përkohshëm në Verilindje-Juglindje ndërsa shira të izoluar në zonat Qendrore.

Orët e vona të pasdites largojnë gradualisht shirat nga zonat malore duke u lokalizuar në ekstremin Juglindor të vendit. Nga mbrëmja deri mëngjesin pasardhës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore ku pritet maksimumi 33°C.

Era do të fryjë mesatare dhe shpeshherë deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Europa

Juglindja e Europës vijon me shira të përkohshëm; po ashru vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu përfshijnë Perëndimin e kontinentit.

Ndërsa moti kryesisht i kthjellët do të ndikojë Europën Veriore dhe verilindore. /a.y/noa.al