Transmetuar më 17-06-2018, 14:50

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, në Art festival, në Trenton, të New Jersey.

Dy persona hapën zjarr mbi të pranishmit, duke plagosur 20 persona, prej tyre 4 në gjendje të rëndë.

Mes të lënduarve në gjendje kritike, është edhe një fëmijë 13 vjeç.

Nga ana e policisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit u vra një nga të dyshuarit, i moshës 33-vjeçare.

Të shtënat u shënuan në orën 02.50 të mëngjesit të së dielës, ndërsa në koncert ndodheshin rreth 1000 persona.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që nuk dihet më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al