Transmetuar më 17-06-2018, 14:33

Një grua plagosi me thikë dy persona në një supermarket në Seyne sur Mer, në jug të Francës.

Por para se të kryente sulmin mesditën e sotme, ajo bërtiti “Allah Akbar”.

Gruaja ishte e veshur me të zeza dhe e mbuluar me shami, ku menjëherë pasi bërtiti plagosi një klient dhe një punonjës të kasës.

Prokurori Bernard Marchal tha për mediat vendase se, “Paraprakisht dyshohet për një rast të izoluar”.

E dyshuara, e moshës 24-vjeçare, u arrestua nga policia pak pas ngjarjes, ndërkohë që po bëhet kontroll në banesën e saj për të parë nëse ka lidhje me organizata terroriste.

“Nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për terrorizëm, por pa diskutim që ky është një akt terrorist, pasi dy personat e plagosur u qëlluan pa shkak”, tha prokurori. /a.y/noa.al