Transmetuar më 17-06-2018, 14:03

Nëse do ishin bërë gjërat me radhë, Rruga e Arbrit do kishte përfunduar së paku dhjetë vjet më parë.

Kështu tha sot Kryeministri Edi Rama nga Klosi, ku mori pjesë në nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit.

Ai deklaroi se qeveria e kaluar se për Rrugën e Arbrit me marrjen e mandatit u gjetën pesë kontrata me vlerë 2.9 miliardë lekë, me fatura të papaguara dhe rruga nuk dukej askund, përveç gjurmëve të festave me daulle për t’iu hedhur hi syve njerëzve.

Rama tha se me Rrugën e Arbrit, Klosi shkon në Tiranë për 30 minuta, Bulqiza për 40, Burreli për 60 dhe Peshkopia për 80 minuta.

Lidhur me protestat e qytetarëve në Dibër, Rama tha se janë të orkestruara nga opozita duke i krahasuar me çingiet në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Ai shigjetoi ish-Kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se u bënë rrugë shkel e shko dhe se fatura e borxheve iu la qeverisë aktuale.

Sipas tij, “Duhet ta kesh emrin Sali që të tenderosh pa pasur lekë në buxhet.”/a.y/noa.al