Transmetuar më 17-06-2018, 13:49
Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e përplasjes së motorit me të cilin udhëtonte nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Në fshatin Vidhas, B.P., 53 vjeç, banues në lagjen, “5 Maji” Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 104 MB, është përplasur me një motoçikletë pa targa.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi L.Gj., 18 vjeç, banues në fshatin Vidhas.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al
Foto ilustruese