Transmetuar më 17-06-2018, 13:37

Mashtroi dy persona të huaj, u mori para dhe u zhduk pa përmbushur premtimin, për tu arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

Laert Zisi, 25 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, u arrestua nga ana e uniformave blu, pasditen e kësaj të shtune.

Ndalimi i tij u bë pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash, duke iu premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta, se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij kundrejt një fitimi prej 100 eurosh secili.

Por Zisi pasi i’u ka marrë paraprakisht 100 euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit”, ku janë gjetur e shoqëruar në policinë e Gjirokastrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Seat Ibiza”.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al