Transmetuar më 17-06-2018, 13:24

Personi që shikoni në fotografi është 22-vjeçari malazez Arsenije Stanovic, i arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishte hyrë ilegalisht në vendin, tonë, ndërkohë që rezultonte në kërkim për vrasje.

I riu ishte në kërkim qysh prej 13 majit, ku dyshohet për vrasjen e të dashurës së tij ruse, Anastasia Lašmanovu 30 vjeçe.

E reja u gjet e pajetë në një apartament në lagjen “Kotor”, në Dobrota.

Mësohet se Anastasia Lašmanovu ishte drejtore ekzekutive e disa kompanive me vlerë miliona euro, si dhe kishte një sallon bukurie në një hotel në Budva.

Viktima, me të cilën i riu kishte marrëdhënie intime, u gjet me plagë të shumta në trup të shkaktuara me thikë.  Dyshohet se vrasja është kryer për motive pasioni.

Në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes së të riut malazez, i arrestuar këtë të shtunë.

Nga ana e policisë shqiptari u bë deportimi për në Malin e Zi i Stanovic, i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e policisë malazeze. /a.y/noa.al