Transmetuar më 17-06-2018, 13:09

Një argëtim i përmbyllur me shumë viktima, u shënua mbrëmjen e djeshme në një diskotekë.

17 persona humbën jetën nga sherri që lindi në ambientet e një diskoteke në Karakas, të Venezuelës.

Mes viktimave, tetë persona janë në moshë të mitur, të cilët humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një gazi lakrimogjen.

Gjithashtu edhe pesë persona mbetën të plagosur rëndë.

Në lokalin në lagjen “El Paraiso”, ndodheshin më shumë se 500 persona, të cilët po merrnin pjesë në një festë diplomimi.

Shtatë persona u arrestua, përfshirë edhe pronarin e lokalit si dhe personin që hodhi gaz lotsjellës. /a.y/noa.al