Transmetuar më 17-06-2018, 12:31

Po vajtonte atë që vrau vetë, burrin me të cilin kishte lidhur jetën dhe ishte bërë nënë e dy fëmijëve.

Dalin pamjet e momenti i arrestimit të Violeta Donajt, e cila ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj.

Ngjarja shokuese e cila tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mëngjesin e së dielës në orën 07:00.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga ‘Klan’, 35-vjeçarja shihet duke vajtuar, në momentin e arrestimit nga policia.

Çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel vinin tek tregu i Milotit.

Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat me pas gruaja ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë. Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.

Kujtim Donaj njihej si konsumator alkooli dhe mes çiftit kishte debate te vazhdueshme. Sapo burri i kërkoi gruas lekë, ajo nxori pistoletën nga çanta dhe qëlloi mbi të katër herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia bëri ndalimin e autores, e cila nuk është larguar nga ngjarja. Aktualisht policia po heton për rrethanat e vrasjes. /a.y/noa.al