Transmetuar më 17-06-2018, 12:07

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 22-vjeçari Arsenije Stanovic, nga Mali i Zi, kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes.

I riu malazez, dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Nga ana e policisë shqiptari u bë deportimi për në Malin e Zi i Stanovic, i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e policisë malazeze. /a.y/noa.al