Transmetuar më 17-06-2018, 11:54

Ata janë dy prej këngëtarëve më në zë të momentit, prej vitesh të lidhur bashkë, me një histori dashurie të konsoliduar.

Por këtë fundjavë këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani, kanë zgjedhur Spanjën për të pushuar.

Jo më kot, por sepse Venera festoi dje ditëlindjen, të cilën Lindi ia kishte bërë të paharrueshme.

Ai i ka propozuar me një unazë me gur të çmuar, ku më tej ka publikuar fotografinë me duart e tyre, ku shkruan, “Përgjithmonë”.

Ky postim i Lindit, është shoqëruar me një “lumë” komentesh dhe urimesh, për dashuri të përjetshme.

Tashmë pritet të nisin përgatitjet për dasmën e dy të rinjve, të cilët duken tejet të dashuruar. /a.y/noa.al