Transmetuar më 17-06-2018, 10:42

Partia Demokratike denoncon se policia e Dibrës ka ushtruar dhunë ndaj deputetit Xhemal Gjunkshi.

Gjithçka sipas PD, teksa ai po protestonte paraditen e sotme, bashkë me qytetarët kundër Kryeministrit Edi Rama.

Kjo parti thotë se deputeti Gjunkshi është tërhequr me dhunë nga polica duke u penguar të protestojë dhe se për pasojë ka shenja dhune në trup.

Protesta e një grupi qytetarësh dhe PD, bëhet nën pretendimin se në kuadër të vizitës së tij në Dibër, ku pritet të nisi ndërtimi i Rrugës së Arbrit, Edi Rama ka mbledhur administratën ndonëse është ditë pushimi.

PD thotë se dhuna ndaj deputetit, është një akt i paligjshëm nga ana e policisë. /a.y/noa.al