Transmetuar më 17-06-2018, 10:07

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Pasditen e kësaj të shtune, u bë arrestimi i 25-vjeçarit Robert Kariçi, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Gjykata e Sarandë, e ka dënuar të riun me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Kariçi është person me precedentë penalë të mëparshëm po në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike.

Për veprime të mëtejshme Kariçi i’u dorëzua uniformave blu të Sarandës. /a.y/noa.al

Foto ilustruese