Transmetuar më 17-06-2018, 09:58

Një palë vathë me perlë dhe diamante. Është kjo dhurata e çmuar që mbretëresha Elizabeth e Anglisë, i bëri nuses së nipit të saj.

Meghan Markle u pa me vathët në vesh, në daljen e parë zyrtare me mbretëreshën, në një event në Cheshire, gjatë kësaj të enjteje.

Vathët u vunë nga Meghan, duke i kombinuar me fustanin ‘Givenchy’, para daljes së parë pa Harryn, bashkë me nënën mbretëreshë.

Nuk bëhet fjalë për një dhuratë të shkëputur nga koleksioni mbretëror i sovranes.

Mediat angleze shkruajnë se vathët ishin krijuar enkas për Meghan, me porosi të mbretëreshës.

Duhet thënë se sovrania ka shije dhe se Meghan dukej mjaft fine me ta. /a.y/noa.al