Transmetuar më 17-06-2018, 09:10

Atëherë kur mund të jenë shuar të gjitha shpresat për t’u bërë nënë, kur mund të kesh kaluar në menopauzë, ndodh mrekullia… ngelesh shtatzënë.

Një grua shqiptare është bërë nënë për herë të parë në moshën 58-vjeçare.

Këtë të premte, në Leverkusen të Gjermanisë, gruaja me emrin Flora, është bërë nënë e një djali me emrin Florian, me peshë 3360 gramë.

Gjatë gjithë jetën Flora, kishte ëndërruar të bëhej nënë, por shtatzënia normale erdhi atëherë kur ajo dhe i shoqi 72-vjeçar, thuajse i kishin humbur shpresat.

“Është një mrekulli e vërtetë”, tha gruaja shqiptare, pak pas lindjes.

Mjekja që ndoqi gruan shqiptare gjatë gjithë shtatzënisë, deklaroi se në dhjetë vite punë në spitalin e Leverkusen, nuk ka përjetuar kurrë një lindje të tillë, duke thënë se nuk i ka ndodhur që një grua 58-vjeçare të bëhet nënë. /a.y/noa.al