Transmetuar më 17-06-2018, 08:56

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet edhe gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Efektivët e policisë janë ndalur në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, ku kanë kryer kontrollet me radar.

Janë konstatuar drejtues mjetesh me shpejtësi tej normave të lejuara nga 166 km/h deri 181 km/h.

Po ashtu janë hequr 11 leje drejtimi. Një drejtues mjeti është kapur me shpejtësi 166 km/h, të cilit i është hequr patenta dhe i është njoftuar se do të dalë në komision.

“Mos shpejto se në rastin më të mirë të pret Radari, në rastin më të të keq aksidenti”, thotë policia.

Në videon më poshtë gjeni pamjet nga kontrollet e policisë dhe ndalimit të shkelësve. /a.y/noa.al