Transmetuar më 17-06-2018, 08:40

Një krim në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Milot, ku gruaja ka vrarë burrin me armë zjarri.

Rreth orës 07:10 të mëngjesit të kësaj të diele, në tregun e Milotit në Kurbin, Violeta Donaj 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me pistoletë, bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj, 42 vjeç, banues në Rrëshen.

Menjëherë pas ngjarjes, Violeta Donaj, ka tentuar të largohet nga vendi i krimit.

Por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij krimi në familje, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Aktualisht po merret në pyetje 35-vjeçarja, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese