Transmetuar më 17-06-2018, 08:07

Banorët e Çervenit në Fier e mbushin ujin me kafshë shtëpiake nga fshati fqinje.

Rreth 200 familje paguajnë aforfe faturën e ujit të pijshëm edhe pse prej 7 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Faturat u shkojnë në derë por ujë nuk ka ndonëse janë vetëm 1 km larg stacionit të pompave nga ku furnizohet me ujë të pijshëm i gjithë qyteti i Fierit.

Në këto ditë të nxehta banorët e Çervenit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë të pijshëm.

Ata thonë se paguajnë pa pasur ujë dhe se e kanë dyfish të vështirë.

Duke folur për ‘Tch’, banorët shprehen se kjo situatë zgjat prej kohësh dhe përveç mungesës së ujit, fatura nuk iu mungon asnjëherë.