Transmetuar më 17-06-2018, 07:59

Zi për Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili mbrëmjen e së shtunës ka humbur të atin.

Mësohet se Hilmi Haradinaj, ndërroi jetë pas komplikimeve shëndetësore, ndërkohë që prej disa ditësh ndodhej në spital.

Lajmin e trishtë e ka bërë vetë me dije, i biri Ramushi, i cili njofton se funerali do të bëhet të hënën.

Postimi i Ramush Haradinaj

“Të dashur miq,

Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qershor ora 14.00, në Gllogjan.

Të ndjerit dritë i pastë shpirti!RH” /a.y/noa.al