Transmetuar më 16-06-2018, 22:42

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pati një takim edhe me të rinj shqiptarë që bëjnë praktikën në Bundestag.

Meta shkruan se ata janë shprehur të interesuar për të mësuar nga përovja gjermane në fushën e demokracisë, funksionimin e institucioneve dhe të administratës.

Për Metën këta të rinj do të jenë një aset i vyer i të ardhmes së Shqipërisë.

"Kënaqësi e veçantë që u takova në Berlin me të rinj shqiptarë, praktikantë në Bundestangun gjerman.

Jashtëzakonisht të motivuar për të mësuar nga përvoja gjermane në fushën e demokracisë, funksionimin e institucioneve dhe të administratës si dhe të interesuar e të shqetësuar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, veçanërisht ndaj vendimit për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në traditën më të mirë të dhjetra të rinjve shqiptarë, që kanë kryer me parë këtë praktikë edhe këta të rinj do të jenë një aset i vyer për të ardhmen e vendit", shkruan Meta./m.sh.noa.al/