Transmetuar më 16-06-2018, 19:59

Teksa vijon përgatitjet për kupat e Evropës, skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar edhe emrin e trajnerit të ri.

Kështu Skënder Gega do të ulet në pankinën e Partizanit për sezonin e ardhshëm.

Gega më parë ka qenë trajneri i Kombëtareve të moshave U-19 dhe U-21.

Ai do të prezantohet zyrtarisht ditën e nesërme.

Klubi i Partizanit njofton se trajneri që mbylli sezonin te të kuqtë, Klevis Dalipi, nuk do të jetë më trajner i skuadrës, por do të vazhdojë të jetë pjesë e strukturave të klubit.

"Klubi njofton se trajneri Klevis Dalipi nuk do të vijoj të jetë në drejtimin e ekipit të parë për sezonin e ri. Dalipi i cili udhëhoqi skuadrën sezonin që u mbyll, është pjesë e Partizanit që nga viti 2013 dhe do të vijojë të jetë pjesë e strukturave të 15-të herë kampionëve të vendit.

Klubi falenderon Dalipin për kontributin e dhënë, si këtë sezon ashtu dhe më parë, dhe i beson punës së tij për vazhdimësinë në ekipet e klubit", thuhej në njoftimin e klubit./m.sh/noa.al/