Transmetuar më 16-06-2018, 19:18

Frikë dhe panik në kryeqytetin rus të Moskës.

Një automjet ka përplasur shtatë tifozë në qendër të Moskës pranë Sheshit të Kuq.

Mësohet se 7 tifozët janë meksikanë.

Tifozët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërkaq mësohet se drejtuesi i makinës është ndaluar nga policia.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përplasi turmën e këmbësorëve.

Sipas mediave drejtuesi i mjetit është një 28-vjeçar nga Kirgistani, i cili është ndaluar nga autoritetet.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një tentativë terroriste.

Më parë Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ekziston frika e sulmeve terroriste në Rusi për shkak të zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit/a.k/noa.al/