Transmetuar më 16-06-2018, 18:31

Deputeti i LSI-së në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ironizon deklaratat e bëra siot nga kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij me banorët e Lurës, të cilëve u premtoi se do të ndërtohej një pistë helikopterësh dhe do të bëhej rruga për lëvizjen e tyre në këto zona.

“Unë jam që në majë të malit të bëjmë një pistë helikopterësh që të shkojmë dhe në qiell, por ti bëjmë me radhë se fillimisht bëjmë rrugën për të ardhur këtu, pastaj ta çojmë në majë të malit, pastaj të bëjmë dhe ndonjë teleferik siç tha Adelina për të zbritur poshtë duke rrëshqitur dhe duke parë bukuritë”- tha Rama sot.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu theksoi se Rama u kujtua pas 5 vitesh qeverisjeje se zona e Lurës ka nevojë për investime në rrugë, ku siç thiotë ai, Rama do të nxisë transportin me dronë në këtë zonë, duke qenë se nuk ndërton dot rrugë duke ndërtuar dhe tunele.

Reagimi i plotë i deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu

Sot, z. Do Të, ishte në Lurë, dhe sot, pas pesë vitesh qeverisjeje, kuptoi që Lura ka nevojë për rrugë, ka nevojë për investime. Duke parë që ka premtuar shumë dhe ka shumë “DoTë” për të bërë, Ai dha një zgjidhje origjinale për Lurën.

Meqenëse është e pamundur të shkosh me tunel atje, Ai premtoi që turistët Do Ti çojë me DRON…

Të presim “Do Të-t” e rradhës….!!!