Transmetuar më 16-06-2018, 16:56

Argjentina dhe Islanda kanë ndarë nga një pikë në përballjen mes tyre të vlefshme për fazën e grupeve të Botërorit “Rusi 2018”.

Takimi mes dy kombëtareve përfundoi me rezultatin 1-1.

Ka qenë Argjentina skuadra që ka kaluar e para në avantazh me anë të Agueros në minutën e 19’.

Islandezët kanë arritur të barazojnë rezultatin në minutën e 23’ me anë të Finnbogason.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe i gjithë takimi.

Kujtojmë që Argjentina pati mundësinë e artë për të kaluar në avantazh për herë të dytë por Lionel Messi nuk arriti të shënojë një 11-metërsh në minutën 64’.

Takimi ishte i vlefshëm për “Grupin D”./a.k/noa.al/