Transmetuar më 16-06-2018, 16:34

Bie në pranga një person në Dibër pasi u ndalua me armë.

Çlirim Bajraktari, 27 vjeç, banues në Arras, Dibër është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia pasi mbante armë zjarri pa leje.

Shërbimet e policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur ‘Stani i Gjoshe’, fshati Krejë, Lurë, personi në fjalë është kapur në flagrancë me një armë zjarri pushkë me 3 fishekë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pushkë model 63, dhe 3 fishekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"./a.k/noa.al/