Transmetuar më 16-06-2018, 12:38

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin paraditen e kësaj të shtune.

Raportohet se i aksidentuari udhëtonte me një motor teksa është përplasur nga një automjet.

Policia raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi me inciaalet Ç.A., 64-vjeç, nga fshati Çengelaj i Peqinit.

Ai u përplas nga një automjet tip “Porche” me targa AA 337 HG që drejtohej nga shtetasi me inicialet M.M. banues në Librazhd.

I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.m./noa.al/