Transmetuar më 16-06-2018, 12:22

Kishin maskuar aktivitetin e shpërndarjes së narkotikëve përmes biznesit “të pastër”, shkatërrohet banda në Shkodër. Gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë dhe prokurorisë u sekuestrua një sasi prej 200 kilogramësh lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Shtetasi Ramadan Mustaf  Dushaj, 61-vjeç, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.

Nga infomacioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se ai kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Sipas informacionit, shtetasi në fjalë kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim ai mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste.

Ky person u prangos në kushtet e flagrancës mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna. Së bashku me të u ndaluan edhe pesë persona të tjerë që merreshin me shpërndarjen e drogës.

Pranë vendit të quajtur Kompleksi “Univers” kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve Ardit Sali Haxhagici, Bardh Simon Gostini, Neritan Sulejman Saraçi, Rezart Xhelal Çarçani, dhe Vilson Gjergj Ndoka.

Nderkaq, disa të tjerë janë shpallur në kërkim nga polciia.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta, disa aparate telefonësh celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

Hetimet e këtij procedimi penal vijojnë me qëllim zbulimin e veprimtarisë së mëtejshme kriminale dhe personave të përfshirë./a.m./noa.al/

foto ilustruese