Transmetuar më 16-06-2018, 11:08

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin paraditen e kësaj të shtune.

Në aksidentin e ndodhur në fshatin Pajovë janë përfshirë dy automjete.

Policia raporton se mjeti tip “Benz” me targa AA 887 RC, i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.X., është përplasur me mejtin tip “Volksvagen” me targa AA 739 NM që drejtohej nga shtetasi me inicialet J.Ll.

Nga përplasja u plagos një 33-vjeçare me inicialet E.A. e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Benz”.

Po ashtu, i plagosur mbeti edhe një këmbësor që ndodhej aty pranë në momentin e përplasjes së dy mjeteve.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.P. 38-vjeç banues në Pajovë.

Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin e Elbasanit  dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Raportohet se në gjendje disi më të rëndë është këmbësori.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.m./noa.al/

foto ilustruese