Transmetuar më 16-06-2018, 10:34

Ylli brazilian Neymar nuk duket të jetë i lumtur në Paris.

Verën e vitit të shkuar ai la Barcelonën për PSG duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i historisë, plot 222 milionë euro i shpenzuan nga francezët për të.

Por që në vitin e parë ai ka menduar largimin nga kampionët e Francës.

Reali i Madridit e kërkon prej kohësh yllin brazilian, madje që në kohët kur ai luante ende të Santos.

Edhe pse presidenti i PSG ka deklaruar se nuk e shet as për një miliardë euro, zërat e largimit po shtohen.

Së fundi edhe rikthimi te Barcelona po shihet si opsion. Mësohet se agjenti i futbollistit ka kontaktuar me Barcelonën dhe i ka ofruar sërish yllin Neymar.

Por pengesë mbetet presidenti i PSG i cili ka deklaruar se nuk e shet sulmuesin për asnjë çmim./a.m./noa.al/