Transmetuar më 16-06-2018, 10:20

Ajo është një prej shkollave më të njohura të artit, por sot ka “pushtuar” mediat me një lajm të keq.

Bëhet fjalë për shkollën e Glasgowt në Skoci një pjesë e së cilës është shkrumbuar nga flakët.

Zjarri nuk kurseu as një lokal nate aty pranë si dhe disa godina të tjera.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur dëme në njerëz.

Më shumë se 120 zjarrfikës punuan për shuarjen e flakëve pasi situata ishte mjaft e rëndë.

Ende shfaqen vatra zjarri të vogla por sipas autoriteteve vendase janë nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Shkolla u përfshi nga flakët edhe para katër vitesh.

Hetimi i policisë pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen./a.m./noa.al/